Mallkim apo rastësi – Reali nuk di për fitore ndaj Tuchel në gjashtë ndeshjet e fundit

Real Madridi ka dështuar të fitojë në të gjitha ndeshjet kur janë përballur me Thomas Tuchel.

Sport

06/04/2022 18:06

Madrilienët kanë gjashtë ndeshje kundër strategut gjerman, prej të cilave kanë arritur katër barazime dhe dy humbje.

Ndeshja e fundit kur “Los Blancos” u përballën me një skuadër të drejtuar nga Tuchel ishte sezoni i kaluar në Champions League, ku u eliminuan, 2-0, nga Chelsea.

Lajmi.net më poshtë jua përcjell rezultatet e ndeshjeve të Real Madridit kundër skuadrave të Tuchel

 

DORTMUND 2-2 Real Madrid

Real Madrid 2-2 DORTMUND

PARIS S-G 3-0 Real Madrid

Real Madrid 2-2 PARIS S-G

Real Madrid 1-1 CHELSEA

CHELSEA 2-0 Real Madrid

 

Mbetet të shihet nëse sonte djemtë e Ancelottit do ta “thyejnë” këtë ecuri aspak të mirë ndaj  48-vjeçarit. /Lajmi.net/