Oblak: Gjithçka e hapur, mund të ndodh gjithçka në ‘Wanda Metropolitano’

Jan Oblak ka komentuar pas humbjes së pësuar në Champions League ndaj Manchester City.

Sport

05/04/2022 23:21

Portieri i Atletico Madrid ishte në mesin e meritorëve që City nuk pati epërsi më të thellë, me një pritje vendimtare.

Slloveni beson se gjithçka do të jetë e hapur për ndeshjen e kthimit në ‘Wanda Metropolitano’, ndonëse City sipas tij janë skuadër e shkëlqyer.

“Me rezultatin 1:0, akoma gjithçka është e hapur”, ka thënë Oblak pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“City janë skuadër e shkëlqyer, por çdo gjë mund të ndodh në Wanda Metropolitano”, shtoi portieri.

Atletico Madrid dështoi të bënte një goditje drejt portës në ‘Etihad’. Fokusi i tyre sot ishte vetëm në mbrojtje. /Lajmi.net/