Agjenti i Araujo: Takimi ishte pozitiv, marrëveshja është afër

Lajme të mira për skuadrën e Barcelonës, lidhur me kontratën e Ronald Araujo.

Sport

05/04/2022 18:39

Qendërmbrojtësi uruguaian, Ronald Araujo është afër që të vë firmën e tij për rinovimin e kontratës me Barcelonën.

Araujo po shkon drejt muajve të fundit të kontratës së tij. Ai ka qenë pika kyçe e mbrojtjes së fundmi dhe skuadra e ka si prioritet rinovimin me të. Gjatë ditës së sotme palët janë takuar.

Agjenti i lojtarit shprehet se situata o pozitive. “Ka vullnet të mirë. Araujo dëshiron qëndrimin”, ka thënë Edmundo Kabchi, transmeton lajmi.net.

“Marrëveshja është afër”, shtoi uruguaiani.

Barcelona është duke punuar njëkohësisht edhe në marrëveshjen për Ousmane Dembele dhe Gavi. /Lajmi.net/