Zhvillohet takimi Barcelona – Dembele: Sinjale pozitive
Barcelona ka mbajtur një takim me agjentin e Ousmane Dembele ku kanë diskutuar për rinovimin e mundshëm të kontratës.
Sport
Skuadra katalane ka rishikuar situatën e lojtarit dhe tashmë janë të mendimit se ai është i vlefshëm për të qëndruar në ‘Camp Nou’.
Sipas raportimeve të ‘Goal’, takimi i Barcelonës me agjentin e Dembele për vazhdimin e kontratës ka rezultuar pozitiv, transmeton lajmi.net.
Negociatat do të vazhdojnë dhe do të diskutohet për kushtet ekonomike. Gjithçka shkon në vijën e kuqe.
Mbetet të shihet nëse Dembele do të vazhdojë qëndrimin te Barcelona ose do të largohet në fund të sezonit. /Lajmi.net/