Ancelotti nuk do të udhëtojë për ndeshjen ndaj Chelseas nëse s’rezulton negativ në testin anti-COVID

Carlo Ancelotti nuk do të udhëtojë për ndeshjen ndaj Chelseas që luhet të mërkurën në orën 21:00, e vlefshme për çerekfinalen e Champions Leagues, nëse s'rezulton negativ në testin anti-COVID.

Sport

05/04/2022 12:16

Italiani rezultoi pozitiv me koronavirus javën e kaluar, ku u zëvendësua nga djali i tij  së bashku e asistentin.

Nëse në testin e radhës që do ta bëjë nuk rezulton negativ, 62-vjeçari do ta shikojë ndeshjen nga shtëpia, shkruan lajmi.net.

Përkundër mungesës së tij këto kohë për “Los Blancos”,  këta të fundit vazhduan ecurinë e mirë drejt titullit, ku gjatë fundjavës mposhtën Celta Vigon 2-0, me dy golat e Benzema nga penaltia. /Lajmi.net/