Laporta: Marrëveshja me ‘Spotify’ është më e mira në histori të klubit
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta beson se klubi ka arritur një marrëveshje të jashtëzakonshme me platformën muzikore 'Spotify'.
Sport
‘Spotify’ dhe Barcelona kanë arritur marrëveshjen për sponsorizim dhe kjo marrëveshje i sjell katalanëve fitime të mëdha.
Madje, sipas presidentit të klubit, Joan Laporta, kjo është marrëveshja më e madhe ekonomike në histori të klubit katalan.
“Kjo marrëveshje tejkalon secilën marrëveshje që Barca ka pasur në historinë e saj”, ka thënë Laporta, transmeton lajmi.net.
Tutje, ai ka falënderuar delegatët e klubit për votat e tyre dhe ka thënë se Barca është e atyre, për sa kohë që ky është president.
“Për sa kohë që unë të jem president, ju gjithmonë do të jeni pronarët e Barcelonës”, iu tha Laporta delegatëve.
Barcelona është rikthyer në një formë të shkëlqyer pas ardhjes së Xavi Hernandez në krye të skuadrës. Katalanët vitin tjetër synojnë të garojnë për të gjithë trofetë. /Lajmi.net/