Barca-Araujo: Bisedimet për rinovimin e kontratës intensifikohen gjatë javës tjetër
Ronald Araujo - ose më saktë rinovimi i kontratës së tij - vazhdon të jetë çështja kryesore te skuadra e Barcelonës.
Sport
Araujo ka qenë pika kyçe e mbrojtjes së Barcelonës këtë edicion. Uruguaiani depërtoi në skuadrën A gjatë sezonit të kaluar, kurse këtë edicion ishte i paprekshëm kur ishte në dispozicion.
Megjithatë, kontrata e tij po shkon drejt muajve të fundit. Lojtari akoma nuk ka vënë firmën e tij në kontratën e re me ‘Blaugranat’.
Sipas raportimeve të ‘Sport’, Barcelona do të intensifikojë negociatat me lojtarin gjatë javës së ardhshme, përcjell lajmi.net.
Te kampi katalan janë optimistë se një marrëveshje rinovimi do të arrihet me qendërmbrojtësin.
Lojtari gëzon interesim të madh nga Manchester United.
Në fazën e negociatave për rinovim është edhe mesfushori Gavi. /Lajmi.net/