Lopetegui për ndeshjen ndaj Barcelonës: Do të përballemi me rivalin më në formë në Evropë
Julen Lopetegui foli përpara derbit ndaj Barcelonës.
Sport
Barcelona sot do të jetë nikoqir i Sevillas për ndeshjen e xhiros së 30, në La Liga.
Në lidhje me këtë ndeshje foli trajneri i Sevillas, Julen Lopetegui.
Ai tha se Sevilla do të ketë përball rivalin më në formë jo vetëm në Spanjë, por në Evropë.
“Do të luajmë me iluzion dhe dëshirë për tu përballur me rivalin më nvëformë, nuk do të thosha në Spanjë, por në Evropë”, tha Lopetegui, përcjell lajmi.net.
Mënyra e vetme për të konkurruar me Barcën, do ishte besimi në vetvete, tha spanjolli.
“Po flasim për lojtarë të nivelit botëros, lojtarë veteran në versionin më të mirë.
E vetmja mënyrë për të konkurruar me ata është besim në veten tonë, duke qenë të vetëdijshëm për vështirësitë dhe gjithashtu forcën tonë”, vazhdoi ai.
Ndeshja në mes Barcelonvs dhe Sevilla zhvillohet sot, me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/