Pamje të reja nga aksidentimi i autobusit kosovar me tramvaj në Gjermani
Një autobus nga Kosova është aksidentuar me një tramvaj në Dusseldorf të Gjermanisë.
Lajme
Kështu ka raportuar mediumi gjerman “RP Online”, duke iu bashkëngjitur fotografi nga vendi i ngjarjes, përcjell lajmi.net.
Siç raporton mediumi, tramvaji doli nga shinat dhe drejtuesi i autobusit kosovar u lëndua lehtë, derisa citohet një zëdhënës i policisë.
Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, derisa punonjësit kanë arritur ta rikthejnë tramvajin përsëri në shina, por nuk dihet nëse autobusi ka mundur të vazhdojë udhëtimin sërish. /Lajmi.net/