Zbulohen detaje nga takimi i Barcelonës me përfaqësuesit e Rudiger – palët ndahen të kënaqura
Barcelona po synon të bëjë një tjetër goditje të madhe, kësaj radhe për fazën e mbrojtjes.
Sport
Skuadra ‘Blaugrana’ janë të interesuar të përforcojnë mbrojtjen dhe për këtë pozitë kanë shënjestruar gjermanin Antonio Rudiger.
Sipas raportimeve të Gerard Romero, Jordi Cruyff dhe Alemany janë takuar me agjentin e Rudiger gjatë javës së kaluar, transmeton lajmi.net.
Takimi është vlerësuar pozitivisht nga pala e lojtarit dhe sinjalet janë të mira për skuadrën e Barcës.
Klubi ka ofruar një kontratë që përfshinë kushte personale më të dobëta sesa ofertat e klubeve tjera, por duket se projekti sportiv është i pëlqyeshëm. /Lajmi.net/