Zakaria mungoi ndaj Kosovës – pritet të jetë gati për derbin e Juves ndaj Inter
Denis Zakaria pritet të jetë gati për ndeshjen derbi të Serie A, mes Juventus dhe Inter.
Sport
Juventus kanë luajtur baras 1:1 në një ndeshje miqësore ndaj Pro Sesto, gjatë kohës kur kombëtaret po zhvillonin ndeshjet e tyre.
Mungesë për Zvicrën ndaj Kosovës ishte Denis Zakaria, i cili qëndroi në Torino me skuadrën e Juventus, për të vazhduar rikuperimin.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, Zakaria është rikuperuar plotësisht dhe pritet të jetë i gatshëm për skuadrën që përballet me Inter, përcjell lajmi.net.
Në anën tjetër, Alex Sandro duhet të bëjë edhe disa seanca të tjera deri në rikthimin e tij.
Juventus do të jetë për pjesën e mbetur të sezoni pa shërbimet e Federico Chiesa, Weston McKennie dhe Kai Jorge. /Lajmi.net/