Lewandowski akoma nuk ka vendosur për të ardhmen – nuk ka marrëveshje me Barcelonën
Robert Lewandowski vazhdon të lidhet çdo ditë e më shumë me spekulimet që e çojnë te Barcelona.
Sport
Sulmuesi polak është në muajt e fundit të kontratës së tij me Bayern Munich, dhe këta të fundit nuk i kanë ofruar akoma një kontratë atij.
Shumë zëra insistojnë se lojtari ka arritur marrëveshje me Barcelonën, por së fundmi është hedhur poshtë një mundësi e tillë.
Mediat gjermane bëjnë të ditur se Lewa nuk ka një marrëveshje me Barcelonën, përcjell lajmi.net. Gjithsesi, ai vazhdon të jetë në mesin e synimeve të mëdha të Barcelonës.
Lewandowski shihet si alternativë për Erling Haaland ose Mohamed Salah.
Fakti që ylli polak nuk ka arritur akoma marrëveshjen me Barcelonën e lë me shpresë skuadrën e Bayern Munich për një vazhdim të mundshëm kontrate.
Mbetet të shihet se çfarë oferte do t’i bëjnë bavarezët lojtarit të dytë më të mirë në botë aktualisht. /Lajmi.net/