Lewandowski ka arritur marrëveshje me Barcelonën

Siç raportohet nga mediat spanjolle, ylli polak, Lewandowski ka arritur marrëveshje me Barcelonën.

Sport

28/03/2022 08:16

Robert Lewandwoski ka kontratë me Bayern Munich deri në vitin 2023, por pritet të largohet në fund të sezonit. Kjo pasi lojtari nuk ka rinovuar me ‘Bavarezët’.

Disa ekipe kanë shfaqur interesim për sulmuesin polak, në mesin e tyre edhe Barca.

Xavi Hernandez po kërkon të përforcojë ekipin dhe si opsion për sulmin e tij e sheh Lewan.

Sipas gazetës spanjolle ‘Sport’, sulmuesi ka arritur marrëveshje me ekipin e Barcelonës, transmeton lajmi.net.

‘Blaugranët’ janë të gatshëm të paguajnë deri në 60 milionë euro, që Lewandowski të jetë në ‘Camp Nou’ sezonin e ardhshëm./Lajmi.net/