Coutinho i gatshëm të reduktojë pagën për të vazhduar me Aston Villa
Philippe Coutinho duket se është ambientuar shumë mirë te skuadra e Aston Villa.
Sport
Mesfushori brazilian ka rigjetur formën e tij duke luajtur në huazim nga Barcelona tek Aston Villa. Qëndrimin e tij braziliani duket se dëshiron ta vazhdojë.
‘Mundo Deportivo’ bën të ditur se Coutinho është i gatshëm të reduktojë pagën e tij, për të bërë transferimin permanent, transmeton lajmi.net.
Ish lojtari i Liverpool po bën mirë në rikthimin e tij në Premier League, dhe duket se futbolli anglez është çelës për suksesin e tij.
Barcelona janë gati ta shesin kartonin e lojtarit, nëse iu ofrohet shuma që i kanë caktuar më herët, në klauzolën e huazimit.
Marrëveshja për pagën e lojtarit mbetet punë mes Aston Villa dhe lojtarit. /Lajmi.net/