Barcelona mbyll dilemat për portën: Largohet Neto, kthehet Inaki Pena, qëndron Ter Stegen
Skuadra e Barcelonës ka mbyllur të gjitha dilemat sa i përket portës, për sezonin e ardhshëm.
Sport
Katalanët thuhej se mund të tentonin blerjen e një portieri, si ndihmë për Marc Andre ter Stegen, por një gjë e tillë nuk do të ndodh.
Barca është e vendosur që ta largojë portierin Neto nga skuadra, dhe ky i fundit është pajtuar të largohet. Por, qëndron një problem. Paga e tij.
Askush nuk është gati të paguajë pagën e Neto që ka aktualisht te Barca, përcjell lajmi.net.
Gjithsesi, deri në fund të merkatos, Barca synon të gjejë një zgjidhje dhe të inkuadrojë më pas në plan edhe dy portierët e akademisë.
Inaki Pena i cili është i huazuar te Galatasaray, do të kthehet te Barca dhe do të jetë zgjedhja e dytë, pas Ter Stegen.
Po ashtu, edhe Arnau Tenas do t’i bashkohet skuadrës A, për të kompletuar treshen e portierëve.
Kësisoj, Barca do t’i shfrytëzojë të gjitha asetet e saja për të përforcuar pjesët tjera të skuadrës. Porta qëndron mirë. /Lajmi.net/