Barcelona në bisedime të avancuara me agjentin e Raphinha
Barcelona janë shumë pranë transferimit të brazilianit të Leeds United, Raphinha.
Sport
Barca po synon të transferojë Raphinha gjatë merkatos së verës dhe kanë avancuar në bisedime me Deco, agjentin e lojtarit.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Barcelona ka avancuar në bisedime me agjentin e lojtarit, por ende nuk është përfshirë ekipi i Leeds United.
Raphinha në 59 paraqitje me ekipin anglez, ka shënuar 15 gola dhe ka regjistruar 12 asistime, transmeton lajmi.net.
Opsioni tjetër për ekipin e Xavi Hernandez, nëse nuk arrijnë marrëveshjen me Leedsi, është anësori brazilian i Ajax, Antony./Lajmi.net/