Bernardeschi hapave të Dybala – pritet largimi nga Juventus

Federico Bernardeschi është lojtari i radhës që pritet të largohet nga skuadra e Juventus, pas Paulo Dybala.

Sport

23/03/2022 17:32

Dybala ka vendosur të largohet nga Torino në fund të këtij sezoni, dhe në hapat e njëjtë po shkon edhe Bernardeschi.

Lojtari italian po ashtu është duke shkuar drejt fundit të kontratës së tij, dhe është larg një marrëveshje të mundshme për rinovim kontrate, përcjell lajmi.net.

Te Juventus, gjashtë lojtarë do të mbesin pa kontratë në fund të sezonit, përfshirë edhe Bernardeschin.

‘Biankoneri’ i kanë ofruar anësorit një pagë prej 2.5 deri 3 milionë euro për sezon, duke përfshirë bonuset.

Kërkesat e tij kanë qenë më të larta. Ai dëshiron së paku 4 milionë euro për sezon, kështu që gjasat janë të mëdha që ai të ndjek shembullin e Dybala. /Lajmi.net/