Agjenti i Jorginho: Rikthimi në Serie A është një ëndërr

Agjenti i Jorginho ka konfirmuar se rikthimi i klientit të tij në Serie A është një ëndërr.

Sport

23/03/2022 17:15

Jorginho ka kaluar disa vite mjaft të mira me Chelsea. Sezonin e kaluar ai u rendit e treti në garën për Topin e Artë.

Gjithsesi, ai është i hapur për një rikthim në Serie A. Agjenti i tij thotë se mesfushori mund të kalojë te Milan, Inter, Juventus, Roma ose Napoli.

“Paraqitja në Serie A është një ëndërr e tij dhe zemra e tij vazhdon të jetë atje”, ka thënë Joao Santos, transmeton lajmi.net.

“Siç qëndrojnë gjërat sot, ai mund të luajë në prej katër apo pesë klubeve: Milan, Inter, Juve, Roma apo Napoli”, shtoi agjenti i lojtarit.

Zërat më të shumtë që kanë qarkulluar së fundmi kanë qenë ata që lidhen me Juventus, të cilët po synojnë të përforcojnë mesfushën, pas një sezoni dëshpërues. Me Arthur Melo që pritet të largohet nga ‘Allianz Stadium’, Jorginho mund të afrohet si zëvendësues. /Lajmi.net/