Roma i vë çmimin Zaniolos, Juvnetus duhet të paguajnë 70 milionë euro për të

Roma i ka caktuar një çmim kartonit të Nicolo Zaniolo.

Sport

23/03/2022 15:14

Zaniolo po bëhet një nga lojtarët më të komentuar në Serie A, pas situatës së fundit të Paulo Dybala.

Refuzimi i Dybala për të vazhduar kontratën me Juve, ka bërë që ‘Zonja e Vjetër’ të kthejë sytë kah Zaniolo.

Roma e sheh rrezikun, dhe tashmë i ka caktuar çmimin lojtarit. Juventus duhet të paguajnë 70 milionë euro për të transferuar Zaniolon, transmeton lajmi.net.

Më herët flitej për një shkëmbim të mundshëm për Zaniolo, por Dybala tashmë do të largohet nga Juve si lojtar i lirë.

Italiani ka qenë në listën e dëshirave të Juventus tash e disa kohë. Verës mund të kompletohet transferimi i tij, ndonëse ai ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2024. /Lajmi.net/