Raphinha refuzon ofertën e Leeds – vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm te Barcelona

Lojtari brazilian i Leeds United, Raphinha, ka refuzuar mundësinë që të rinovojë kontratën e tij me Leeds United.

Sport

23/03/2022 14:45

Raportime të ‘UOL’ bëjnë të ditur se Leeds i kanë ofruar një kontratë të re lojtarit brazilian, por ai ka refuzuar rinovimin, përcjell lajmi.net.

Lojtari ka edhe dy vite e gjysmë kontratë të mbetur me skuadrën e tij aktuale, por nuk dëshiron të vazhdojë qëndrimin e tij nëse Leeds nuk i zbret klauzolën liruese prej 70 milionë euro.

Leeds janë të gatshëm megjithatë që të bëjnë këtë gjë, dhe kanë ofruar mundësinë që të dyfishojnë pagën e tij.

Është e paqartë akoma nëse lojtari do të rinovojë ose jo kontratën e tij. Barcelona vazhdon ta ketë në listën e dëshirave. /Lajmi.net/