Arsenal bën ofertën për Arthur

Arthur është në listën e dëshirave të skuadrës së Arsenal.

Sport

22/03/2022 10:55

‘Gunners’ po bëjnë një sezon mjaft të mirë, dhe janë në rrugë të mirë që të përfundojnë në top katërshe për herë të parë pas shumë sezoneve.

Gjithsesi, Mikel Arteta e di se për të mbajtur këtë ritëm edhe vitin tjetër, ai duhet të ketë përforcime në skuadër, gjatë merkatos së verës.

Shënjestra e tij për mesfushën është ish-lojtari i Barcelonës, që tashmë luan me Juventus, Arthur Melo.

‘Calciomercato’ bën të ditur se Arsenal kanë bërë një ofertë për Arthur, përcjell lajmi.net.

Londinezët provuan të nënshkruanin me Arthur edhe gjatë janarit, por nuk arritën të finalizonin një gjë të tillë.

Tani, ata kanë bërë një ofertë të re dhe janë optimist për një nënshkrim të mundshëm gjatë verës. /Lajmi.net/