E konfirmon drejtori i Juventus: Nuk rinovojmë me Dybala, s’ka më propozime, vendimi është marrë

Juventus përfundimisht do të ndajnë rrugët me Paulo Dybala.

Sport

21/03/2022 23:10

Dybala do t’i jap fund qëndrimit të tij te Juventus gjatë merkatos së verës, pasi ka refuzuar të rinovojë kontratën.

Bisedime mes palëve nuk do të ketë më, siç bën të ditur drejtori i Juventus, Arrivabene.

“Ne nuk do të rinovojmë kontratën e Paulo Dybala”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

“Ne nuk do të bëjmë ndonjë propozim tjetër – vendimi është marrë tashmë”, shtoi ai.

‘Sky Sport Italia’ insistonte në një takim tjetër të mundshëm gjatë javëve në vazhdim, por tashmë konfirmohet se nuk do të ketë një takim të tillë.

Agjenti i Dybala është i lirë të hap negociatat me skuadra të tjera. /Lajmi.net/