Dybala refuzon kontratën, Zaniolo menjëherë në listën e dëshirave të Juventus

Juventus me shumë gjasë do t’i humb shërbimet e Paulo Dybala në fund të këtij sezoni.

Sport

21/03/2022 17:45

Skuadra ‘Biankoneri’ është në negociata me lojtarin argjentinas tash e disa muaj, por nuk ka një marrëveshje të kompletuar mes tyre.

Dybala nuk ka vënë firmën e tij as në ofertën e fundit që i siguronte 7 milionë euro për sezon, dhe tashmë shihet si çështje e mbyllur kjo temë, ndonëse ‘Sky Sport Italia’ insiston se do të ketë një takim tjetër javën tjetër.

Gjithsesi, mediat tjera italiane tashmë kanë filluar të shkruajnë për destinacionin e radhës së Dybala, por edhe për alternativën e Juventus, transmeton lajmi.net.

Nicolo Zaniolo i Romës është lojtari që ‘Zonja e Vjetër’ e dëshiron në vend të Dybala.

22 vjeçari po ashtu nuk do të rinovojë kontratë e tij me Romën. Kontrata aktuale e tij me ‘Giallorossi’ skadon në vitin 2024.

Zaniolo aktualisht vlerësohet me 40 milionë euro. Mbetet të shihet se çfarë oferte do të bëjë Juve për lojtarin italian. /Lajmi.net/