Liverpool në garë për Lewandowski

Ekipi i Premier Ligës, Liverpool futet në garë për yllin e Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Sport

21/03/2022 08:51

Lewandowskit i përfundon kontrata në qershor të vitit të ardhshëm dhe ende nuk ka arritur të rinovojë me Bayernin.

Disa ekipe kanë shfaqur interesimin për yllin polak, së fundmi edhe Liverpool, shkruan lajmi.net.

Sipas gazetës spanjolle ‘El Nacional’, e ardhmja e Mohamed Salah te ‘Reds’ nuk dihet prandaj ata do të futen në garë për Lewan.

Shuma që ekipi i Jurgen Klopp ka ofruar për polakun është 70 milionë funte.

Liverpooli do të garojë me ekipet gjigante, Real Madridin dhe Barcelonën për polakun.

Lewandowski në 37 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, ka shënuar 45 gola dhe ka regjistruar katër asistime./Lajmi.net/