Pique: Ne jemi kthyer

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique pas fitores së thellë të ekipit të tij 4:0, ndaj Real Madridi, tha se Barca është kthyer.

Sport

21/03/2022 08:09

Barcelona mposhti me rezultat të thellë Real Madridin, në ‘Santiago Bernabeu’ 4:0.

Golashënuesit e ndeshjes ishin Pierre-Emerick Aubameyang me dy gola, Ronald Araujo dhe Ferran Torres.

Pas kësaj fitore të madhe reagoi edhe qendërmbrojtësi i Barcës.

Në një postim në rrjetin e tij social, Twitter, ai tha ne jemi kthyer.

“Ne jemi kthyer”, shkroi Pique, përcjell lajmi.net.

Pas kësaj fitore, Barcelona ka 54 pikë në vendin e tretë, ndërsa Real Madridi në vendin e parë me 66 sosh./Lajmi.net/