Nacho pas humbjes: Rezultati tregon gjithçka për sonte, titulli është në duart tona

Nacho ka komentuar ‘El Clasicon’ të cilën skuadra e tij e humbi sonte me rezultatin 0:4.

Sport

20/03/2022 23:15

Barcelona i ka dhënë leksione skuadrës së Real Madrid në ‘Santiago Bernabeu’, por Nacho ka një arsye për këtë.

Sipas mbrojtësit spanjoll, Reali u fut në fushë shumë i relaksuar për shkak të diferencës që ka në krye të tabelës. Por, mes tjerash ai pranon se skuadra ishte e dobët.

“Rezultati i thotë të gjitha. Ne ishim të tmerrshëm. Ndoshta ishim të relaksuar më shumë sesa duhet, për shkak të avantazhit në tabelë. Dhemb, por sezoni ka qenë i mirë”, ka thënë Nacho, transmeton lajmi.net.

“Ne vuajtëm. Nuk kam shumë për të thënë. Duhet të përfundojmë në krye të tabelës dhe ta mbyllim si kampionë. Është në duart tona”, shtoi ai.

Nacho u vlerësua si një nga lojtarët më të dobët sonte, duke u pozicionuar keq në disa raste në mbrojtjen e Realit. /Lajmi.net/