FA Cup: Liverpool mposht Nottinghamin dhe shkon në gjysmëfinale – aty do të përballet me Man City

Liverpool është gjysmëfinalistja e fundit në FA Cup.

Sport

20/03/2022 20:53

Skuadra e Liverpool ka shënuar fitore minimale 0:1 ndaj Nottingham, shkruan lajmi.net.

Lojtarët e Jurgen Klopp hasën në një kundërshtar më të vështirë sesa pritej, dhe fitoren e siguruan me një gol të vonshëm.

Ylli portugez, Diogo Jota ishte ai që vulosi fatin e takimit, me golin e shënuar në minutën e 79’.

Asistues në golin e fitores së Liverpool ishte mbrojtësi grek, Tsimikas.

Liverpool do të takohet tashmë në gjysmëfinale të FA Cup me skuadrën e Manchester City.

Gjysmëfinalistet tjera janë Chelsea dhe Crystal Palace. /Lajmi.net/