Përfundojnë pjesët e para në Europa Ligë: Galatasaray dhe Barcelona me rezultat të barabartë

Përfundojnë pjesët e para në raundin e 1/16 në Europa Ligë.

Sport

17/03/2022 19:34

Galatasaray dhe Barcelona përfundojnë pjesën e parë me rezultat të barabartë 1:1.

Pjesa e parë ishte mjaft intensive nga të dy ekipet, por fillimisht më efikas u tregua ekipi turk Galatasaray, shkruan lajmi.net.

Pas një harkimi mjaft të mirë të Cicaldau, shënoi Marcao në minutën e 28`të ndeshjes, për të dërguar në avantazh ekipin e tij.

Pas golit të pësuar Barcelona e kërkoi golin e barazimit, atë e arriti në minutën e 37`me anë të super talentit të tyre Pedri.

Përkundër rasteve nuk u realizuan më gola gjatë pjesës se parë, mbetet të shihet se kush do prek çerekfinalen e Europa Ligës pas pjesës së dytë.

Pjesa e parë ka përfunduar edhe për tri ndeshjet e tjera në kuadër të kësaj lige.

Bayer Leverkusen – Atalanta 0:0 (ndeshja e parë 2:3), Cervena Zvezda – Rangers 1:0 (ndeshja e parë 1:3) dhe Monaco – Braga 0:1 (ndeshja e parë 0:3)./Lajmi.net/