Neville për eliminimin e Man Utd: Nuk ishte surprizë, çdo skuadër e strukturuar e mposht Unitedin

Gary Neville ka dhënë disa komente pas humbjes së Manchester United ndaj Atletico Madrid, në kuadër të Champions League.

Sport

16/03/2022 09:16

Ish-kapiteni i ‘Djajve të kuq’ ka thënë se nuk është befasuar aspak nga humbja që United pësoi mbrëmë.

Neville beson se secila skuadër që ka strukturë të organizuar mund ta mposht skuadrën aktuale nga ‘Old Trafford’.

“Asnjë surprizë mbrëmë. Çdo skuadër e mirë, me organizim dhe që lufton mund ta mposht këtë skuadër të United”, ka thënë Neville, transmeton lajmi.net.

“Kjo është arsyeja pse nuk isha i entuziazmuar pas fitores ndaj Spurs, sepse ajo performancë ndaj Spurs të sjell humbje ndaj secilës skuadër të mirë. Rrugë e gjatë deri në fund të majit”, shtoi ish reprezentuesi i Anglisë.

Manchester United është eliminuar kështu në fazën e 1/16-ës dhe në Premier League është në një pozitë mjaft të keqe. Gjasat janë të mëdha që ata të mos luajnë në CL sezonin tjetër. /Lajmi.net/