De Paul: Një nga netët më të mira, fitorja shkon për tifozët

Mesfushori i Atletico Madridit, Rodrigo De Paul është ndarë i lumtur me kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

15/03/2022 23:42

Atletico Madrid arriti të kualifikohet në çerekfinale, duke eliminuar Manchester Unitedin në raundin e 16-të më të mirëve, përcjellë lajmi.net.

Pas ndeshjes, De Paul tha se kjo është një ndër netët më të mira që pas fitores së trofeut të Kupës së Amerikës.

“A është një nga netët më të mira të karrierës pas fitores së Kupës të Amerikës? Mund të jetë. Tani sapo kemi mbaruar dhe më duhet të ngadalësoj pak, por sigurisht që është një nga netët më të mira”.

“Atletico Madrid është ky, ne donim t’u jepnim një gëzim tifozëve tanë, që kanë ardhur deri tani dhe që kanë qëndruar në Madrid. Kjo është një gjë spektakolare”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Atletico Madrid kundërshtarin e radhës do ta mësojë këtë të premte pas hedhjes së shortit./Lajmi.net/