Super Lewandowski kompleton het-trikun ndaj Salzburg, Bayern me një ‘këmbë’ në çerekfinale

Bayern Munich ka shënuar edhe dy gola të shpejtë kundër RB Salzburgut, në kuadër të ndeshjes kthyese për raundin e 16-të në Ligën e Kampionëve.

Sport

08/03/2022 21:26

Ishte prapë qendërsulmuesi Robert Lewandowski që u tregua i saktë nga pika e bardhë (21′), shkruan lajmi.net.

Në të njëjtën mënyrë si e fitoi penalltinë e parë, polaku bëri të njëjtin veprim për të fituar edhe të dytin dhe pastaj e konkretizoi në gol – VIDEO.

Ndërsa, vetëm dy minuta më vonë, Lewandowski kompletoi het-trikun duke shënuar gol nga afërsia pas një kundërsulmi të shpejtë – VIDEO.

Rezultati i përgjithshëm është 4:1./Lajmi.net/