Romano: Real Madrid dhe Man City favorit, Barcelonës i duhet një mrekulli financiare për Haaland

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar se Real Madrid dhe Manchester City janë favoritët kryesorë për të nënshkruar me yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Sport

08/03/2022 21:08

Norvegjezi pritet të largohet në verën e ardhshme, me klauzolën e lirimit që do bëhet aktive për 75 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Romano ka treguar se oferta e Manchester Cityt është më e mira sa i përket anës financiare, derisa Barcelonës i nevojitet një mrekulli që të rivalizojë Realin dhe klubin anglez sa i përket anës ekonomike.

“Barcelona vërtet do provojë për Haaland, kanë lidhje fantastike me Raiolan. Por, Laporta e di që nga nga financiare do jetë e vështirë për Barcelonën të përballet me Cityn dhe Madridin. Ata janë duke provuar diçka si ‘mrekulli financiare”.

Ndërkohë, Haaland përfundimisht do vendos për të ardhmen në javët e ardhshme./Lajmi.net/