Lëvdatë për lëvdatë, Klopp i përgjigjet Guardiolas: Nuk do ishim këtu ku jemi pa njëri-tjetrin
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp iu përgjigj Pep Guardiolës pas deklaratës së tij në lidhje me 'Reds'.

Sport
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola tha se ‘kundërshtari më i vështirë në 12 apo 13 vitet e mija si trajner është Liverpooli’.
Pas kësaj deklarate të spanjollit, iu përgjigj trajneri i ’Reds’ Klopp, ku tha se nuk do ishin këtu ku janë dy ekipet pa njëri-tjetrin.
“Nuk mendoj se Manchester City do merrte shumën e pikëve në Premier Ligë, nëse nuk do ishim pranë tyre dhe anasjelltas është e njëjta gjë”, ishin fjalët e trajnerit gjerman, pas deklaratës së Pep, përcjell lajmi.net.
Liverpool dhe Man City janë në një garë të ngushtë për të fituar titullin e Premier Ligës këtë sezon, me gjashtë pikë diferencë me City në krye, por Liverpool që ka një ndeshje më pak. /Lajmi.net/