Odriozola: Nuk mendoj për të ardhmen time, jam i lumtur te Fiorentina

Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit, i huazuar te Fiorentina, Alvaro Odriozola tha se është i lumtur në Itali.

Sport

02/03/2022 09:35

Alvaro Odriozola është titullar i padiskutueshëm për Fiorentinën. Ai është i huazuar nga Real Madridi në Itali deri në qershor dhe duket të jetë i lumtur atje.

Lojtari tha se nuk mendon lidhur me të ardhmen e tij dhe se është i lumtur te ‘La Fiore’.

“Nuk mendoj për të ardhmen time, në Firence jam I lumtur”, ishin fjalët e Odriozolas, përcjell lajmi.net.

Ai u pyet edhe në lidhje me gjysmëfinalen e Kupës së Italisë që do ta luajnë ndaj Juventusit, dhe u përgjigj duke thënë se dëshiron të fitojë Kupën e Italisë.

“Dua të fitoj Kupën e Italisë me Fioren”, tha ai.

Ndeshja në mes Fiorentina – Juventus luhet sot me fillim nga ora 21:00/Lajmi.net/