Mendy kërkon ngritje të pagës, Real Madridi e nxjerrë në treg

Ferland Mendy ushtron presion ndaj Real Madridit për të rritur pagën dhe kjo ka bërë që ekipi i Ancelottit të nxjerrë atë në treg.

Sport

25/02/2022 17:07

Real Madridi i pagoi Olympique Lyonit një shumë prej 50 milionë euro, për të sjell në radhët e tyre mbrojtësin Ferland Mendy, transmeton lajmi.net.

Mendy fillimisht kishte vazhdimësi te madrilenët, për shkak të formës jo të mirë të Marcelos, por së fundmi ai po përballet me shumë lëndime.

Ai ka një kontratë deri në vitin 2025, me një pagë prej pesë milionë euro dhe një klauzolë largimi 71 milionë euro, por dëshiron që paga e tij të rritet.

Lojtari mund të largohet nga Santiago Bernabeu pasi që ekipi nuk po pajtohen që të ngritin pagën francezi./Lajmi.net/