Thibaut Courtois i lumtur në Madrid: Ëndërr që e jetoj çdo ditë

Portieri i Real Madridit, tha se po e shijon jetë në Madrid dhe se do jetojë përgjithmonë në kryeqytetin spanjoll.

Sport

25/02/2022 15:23

Belgu i cili po kalon në një formë shumë të mirë te ekipi madrilen foli për Real Madrid Tv duke thënë se dëshira e tij është të qëndrojë përgjithmonë në Madrid.

“Nuk ka asgjë më të bukur se të jetosh në Madrid. Është një qytet spektakolar dhe siç thash, kam plan të jetoj këtu përgjithmonë”, ishin fjalët e belgut, transmeton lajmi.net.

“Të jem te Real Madridi është një ëndërr që e jetoj çdo ditë”, shtoi ai.

Portieri edhe më parë ka jetuar në Madrid pasi dikur ishte pjesë e ekipit rival të qytetit të Madridit, Atletico Madrid. /Lajmi.net/