Antonio Conte: Unë jam gati të largohem, nuk ka problem
Antonio Conte ka thënë se është i gatshëm të largohet nga Tottenham, nëse krerët mendojnë që nuk po e ndihmon skuadrën.
Sport
Trajneri ishte i dëshpëruar pas humbjes 1-0 të së mërkurës ndaj Burnley dhe kjo u pa edhe në konferencën e tij për shtyp.
Humbja e katërt e Spurs në pesë ndeshjet e fundit në Premier Ligë bëri që ai të pranonte se e ardhmja e tij në klub duhet të vlerësohet.
“Kam ardhur këtu për të ndihmuar klubin dhe nëse problemi mund të jetë trajneri, unë jam gati të largohem, nuk ka problem”, tha Conte pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.
Ai tha se janë duke provuar të ndryshojnë situatën por një gjë e tillë nuk po ndodhë.
“Nuk jam mësuar me këtë situatë. Po provoj gjithçka, por situata nuk po ndryshon. Jam i disponueshëm dhe i hapur me klubin për të bërë atë që klubi dëshiron”, ishin fjalët e italianit./Lajmi.net/