Chelsea duhet të ‘thyejë bankën’ për të nënshkruar me yllin anglez
Chelsea do të duhet të paguajë një tarifë marramendëse prej rreth 120 milionë funte për të blerë mesfushorin e West Ham United, Declan Rice.
Sport
Rice është zhvilluar në një nga mesfushorët më të mirë në Premierligë, ku ka kontribuar edhe me gola, transmeton lajmi.net.
Kjo ka rënë në sy të disa klubeve elitare, por dihet se Rice do të preferonte një rikthim te “Blutë” këtë verë.
Rice ishte më parë në akademinë e Chelseas deri në moshën 14-vjeçare para se të lirohej.
Ish-trajneri i Bluve, Frank Lampard u përpoq ta nënshkruante në vitin 2020, por marrëveshja dështoi nga çmimi i kërkuar prej 100 milionë funtesh.
Tani raportohet se “Çekanët” kanë rritur më tej çmimin. Ata nuk do ta shesin anglezin për më pak se 120 milionë funte këtë verë.
Rice do të hyjë në dy vitet e fundit të kontratës në korrik, por West Ham kanë opsionin për të vazhduar edhe për 12 muaj./Lajmi.net