Cesar Azpilicueta afër kalimit te Barcelona
Lojtari spanjoll, Cesar Azpillicueta ka vendosur të largohet nga Chelsea drejt Barcelonës.
Sport
Barcelona tashmë ka miratimin e spanjollit për të nënshkruar me të gjatë afatit kalimtar të verës.
Mbetet vetëm një takim përfundimtar mes lojtarit dhe drejtoreshës së përgjithshme të Chelseat, Marina Granovskaia që nënshkrimi të jetë përfundimtar, transmeton lajmi.net.
32-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe duket se do të largohet për shkak të interesimit të Barcelonës ndaj tij.
Sipas raporteve të dhëna nga Spanja, thuhet se ai do të nënshkruajë për tre sezone, (dy sezone + vit shtesë opsional)./Lajmi.net/