Lëndohen Mateo Kovacic dhe Hakim Ziyech, Tuchel jep detajet

Fitorja e Chelseat 2:0 ndaj Lille në ndeshjen e parë të 1/16-ës së Ligës së Kampionëve u la pak në hije nga lëndimet në pjesën e dytë të Mateo Kovacic dhe Hakim Ziyech.

Sport

23/02/2022 09:16

Mesfushori kroat Kovacic u zëvendësua nga Ruben Loftus Cheek, në minutën e 51′ të ndeshjes pas shqetësimit që kishte.

Sulmuesi i Marokut, Ziyech, pas një lëndimi që pësoi u largua nga loja në minutën e 60 të ndeshjes, për t`i lënë vend në lojë Saul Niguez.

Lidhur me lëndimet trajneri i Chelseat u shpreh se ndeshjeve të fundit zëvendësimet  po bëhen si pasojë e lëndimeve dhe jo taktikave të trajnerit.

“Është pothuajse si historia e sezonit: çdo të dytën ndeshje bëjmë zëvendësime vetëm për shkak të lëndimeve dhe jo për arsye taktike”, tha Tuchel, transmeton lajmi.net.

Lojtarët janë në dyshim për finalen e Carabao Cup kundër Liverpool që zhvillohet të dielën./Lajmi.net/