Tottenham gjen pasuesin e Kane, e do Martinez

Tottenham ka identifikuar sulmuesin Lautaro Martinez si zëvendësuesi adekuat i Harry Kane në verë.

Sport

22/02/2022 11:06

Kane ishte i lidhur me kalimin te Man City verën e kaluar, me Spurs që refuzuan katër oferta nga skuadra e Pep Guardiolas, transmeton lajmi.net.

Man City ofroi shumë para për anglezin, që në fund qëndroi te Tottenham derisa në verën e ardhshme do vendos përfundimisht të ardhmen.

Sipas “Tuttomercatoweb”, Tottenham do provojë transferimin e Martinez në rast që Kane shpreh dëshirën për t’u larguar dhe presidenti Daniel Levy do e lejojë këtë të fundit të largohet.

Martinez vlerësohet rreth 60 milionë euro nga klubi italian, por do duhet të garojnë me Arsenalin për argjentinasin.

Kane ka kontratë me klubin londinez deri në vitin 2024, derisa Martnez ka edhe katër vite e gjysmë të mbetur./Lajmi.net