Koke në pikëpyetje për ndeshjen kundër Manchester United
Koke është në pikëpyetje për ndeshjen e 1/16 të Ligës së Kampionëve kundër Manchester United.

Sport
Kapiteni spanjoll i Atletico Madrid nuk u stërvit me ekipin për shkak të disa shqetësimeve dhe pritet të mungojë në ndeshjen kundër Djajve të Kuq, bën të ditur ‘Marca’.
Mungesa e Kokes shkakton probleme te trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone pasi përveç tij mungojnë edhe mbrojtësi Wass dhe anësori Yannick Carrasco.
Në dyshime janë edhe dyshja Thomas Lemar dhe portieri Lecomte, përcjell lajmi.net.
Ndeshja në mes Atletico Madrid dhe Manchester United zhvillohet të mërkurën në orën 21:00. /Lajmi.net/