Conte nuk kursen lëvdatat për lojtarët e tij, pas fitores ndaj City
Antonio Conte ka dhënë komentet e tij pas fitores ndaj Manchester City.
Sport
Tottenham Hotspur kanë bërë një prej ndeshjeve më të mira këtë sezon, duke mposhtur Manchester Cityn me rezultat 2:3.
Conte pas ndeshjes është shprehur shumë i lumtur me punën e lojtarëve, duke mos kursyer lëvdatat për ta.
“Sinqerisht, ky grup i lojtarëve është prej më të mirëve me të cilët kam punuar në karrierën time”, ka thënë Conte, transmeton lajmi.net.
“Kemi shumë hapësira për përmirësime. Ne kemi një grup me lojtarë të rinj që duhet përmirësohen dhe të fitojnë eksperiencë”, shtoi trajneri italian.
Tottenham kanë marrë një shtysë të madhe në garën e tyre për top katërshe në Premier League. /Lajmi.net/