Jorginho: Ëndrra ime është të luaj nën drejtimin e Guardiola, shikoja Barcelonën e tij
Jorginho ka shprehur ëndrrën e tij për të luajtur nën drejtimin e Pep Guardiola.
Sport
Mesfushori i kombëtare së Italisë dhe skuadrës së Chelsea, Jorginho, ka treguar se cila është një nga ëndrrat e tij për ta përmbushur në karrierën prej futbollisti.
Lojtari që përfundoi i treti në garën për Topin e Artë thotë se loja nën urdhrat e Pep Guardiola është ëndrra e tij. Ai kujton kohët kur shikonte Barcelonën e Guardiolas teksa fitonte ndeshjet.
“Unë e kam (atë ëndërr). Nuk e di nëse do të ndodh. Por, po. Ai është një referencë”, ka thënë Jorginho, i pyetur nëse akoma ëndërron të luajë nën drejtimin e Pep, transmeton lajmi.net.
“Kur isha fëmijë, shikoja Barcelonën e tij teksa fitonte gjithçka me Xavi dhe Iniesta”, shtoi ai.
Jorginho me skuadrën e Chelsea ishin rivalët e City sezonin e kaluar. Ata mposhtën Guardiolan në finale të Champions League, megjithatë, kjo nuk ka zbehur figurën e spanjollit, në sytë e mesfushorit./ Lajmi.net/