Conte: Tottenham nuk preferojnë që unë të flas për mediat italiane
Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte ka pranuar një kërkesë të çuditshme nga skuadra londineze.
Sport
Conte insiston se është i lumtur te skuadra e Tottenham Hotspur dhe nuk sheh probleme për faktin se ka dhënë intervistë për ‘Sky Italia’.
Megjithatë, trajneri e ka pranuar se te skuadra e Tottenham nuk kanë dëshirë kur ai flet për mediat italiane.
“Presidenti i di mendimet e mia. Nëse më duhet të flas me të, unë shkoj dhe flas me të. Më vjen keq, por isha i shqetësuar nga kjo situatë, sidomos sepse unë kisha një intervistë me media italiane”, ka thënë Conte, transmeton lajmi.net.
“Do të thotë se klubi tani nuk dëshiron që unë të flas me mediat italiane sepse përkthimet nuk janë aq të qarta sa mendimet e mia”, shtoi italiani.
Conte ka folur për ‘Sky Sport Italia’ së fundmi dhe duket se për këtë ka pasur marrëveshje me presidentin e klubit. Ai ka thënë se për një kohë të caktuar nuk do të prononcohet për media italiane. /Lajmi.net/