Guardiola me respekt maksimal ndaj Conte: Unë mësoj shumë duke parë skuadrat e tij, ai ndryshoi shumë skuadra
Pep Guardiola nuk ka kursyer lëvdatat për kundërshtarin e tij të radhës, Antonio Conte.
Sport
Guardiola ka thënë se mëson shumë duke parë skuadra e Antonio Conte si dhe përgëzon italianin për ndryshimet që i ka sjell futbollit modern.
Spanjolli beson se shumë skuadra luajnë tashmë me pesë mbrojtës prapa, duke u ndikuar nga Conte. Po ashtu, ai kujtoi sezonin e tij të parë kundër Conte, që ishte shumë i zorshëm.
“Nuk kam fjalë. Unë mësoj shumë duke parë skuadrat e tij, lëvizjet, klubet mbështeten 100% tek ai dhe idetë e tij. E ka treguar te Juventus dhe ndryshoi shumë gjëra, te Milan, Chelsea. Nëse klubi mbështetet tek ai 100% do të kenë sukses”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.
“Në sezonin tim të parë kundër tij ishte shumë e vështirë. Shumë herë në këtë vend, ai mund të flasë për këtë. Ne e dimë sa i vështirë është ky vend. Një trajner që bëri mirë edhe me kombëtare dhe luan në mënyrë fantastike. Unë kam respekt të jashtëzakonshëm sepse mësoj gjëra të reja”, shtoi Guardiola komentet e tij për Conte.
“Impakti i tij është i qartë. Shumë skuadra kanë filluar të luajnë me pesë persona prapa. Bota e futbollit e kopjoi atë. Ai ndryshoi skuadrat. Ai fitoi Premier Leaguen në mënyrë fantastike, ia doli të luante sistemin e tij.. la shenjat e tij në ligë”, ishin fjalët e trajnerit të City.
Manchester City dhe Tottenham Hotspur përballen nesër me njëra-tjetrën, në kuadër të Premier League. /Lajmi.net/