Shtatë gola, një karton i kuq dhe një fitues – Atletico Madrid mposht Getafen
Një prej ndeshjeve më spektakolare të këtij sezoni në La Liga është luajtur sonte, në ‘Wanda Metropolitano’.
Sport
Atletico Madrid ka fituar ndeshjen kundër Getafe, me rezultatin 4:3, në një thriller që u vendos në minutat e fundit, shkruan lajmi.net.
Luis Suarez humbi një penallti në minutën e 9’, por vetëm 10 minuta pas tij, Correa i dha epërsinë ‘Rojiblancos’.
Cunha dyfishoi epërsinë e Atletico Madrid në minutën e 27’, para se Mayoral (30’), dhe Unal me dy gola nga penalltia (37’, 42’) të përmbysnin rezultatin në 2:3, përcjell lajmi.net. Megjithatë, Correa shënoi golin e dytë personal dhe çoi skuadrat në pauzë me rezultatin 3:3.
Felipe i Atletico u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 58’ dhe këtu u mendua se përfundoi gjithçka për ‘Rojiblancos’.
Megjithatë, katër zëvendësime të Simeone ndryshuan gjithçka.
Hermoso ia doli të gjente golin në minutën e 89’ për të marrë fitoren dramatike të Atletico Madrid.
Atletico Madrid shkon tashmë në 39 pikë në pozitën e katërt (një ndeshje më shumë sesa Barca), kurse Getafe mbetet me 25 pikë. /Lajmi.net/