Shënohen dy gola të shpejtë në ndeshjen Barca – Atletico, Alba realizon eurogol

Janë shënuar dy gola të shpejtë në derbin spanjoll mes Barcelonës dhe Atletico Madridit që është duke u zhvilluar në "Camp Nou".

Sport

06/02/2022 16:28

Ishte sulmuesi Yannick Carrasco që la shënuar një gol të bukur për t’i dhënë epërsinë mysafirëve (8′), shkruan lajmi.net.

Pas një asistimi të Luis Suarez, belgu realizoi nga afërsia – VIDEO

Mirëpo, vetëm dy minuta më vonë, mbrojtësi Jordi Alba realizoi një eurogol për të barazuar rezultatin (10′).

Pas një topi të Alves, Alba shënoi në stilin vollej duke e lënë pa asnjë gjasë Oblakun – VIDEO.

Rezultati momental është 1 – 1./Lajmi.net/