Chelsea do vendos për Brojën në fundin e sezonit

Chelsea ka vendosur të pres deri në fundin e sezonit para se të bëjë ndonjë vendim për të ardhmen e qendërsulmuesit Armando Broja.

Sport

31/01/2022 11:49

20-vjeçari është huazim te Southampton dhe ka impresionuar duke shënuar pesë gola dhe dhuruar një asistim në 18 paraqitje, transmeton lajmi.net.

Southampton është bindur nga shqiptari dhe para disa javëve ka negociuar me “Blutë” që të kompletojnë transferimin.

Sidoqoftë, The Mirror, raporton se Chelsea nuk do vendos për Brojën këtë janar, ngase do pres deri në verë për të parë se çfarë do bëhet me Timo Werner dhe Romelu Lukaku.

Ndërkohë, trajneri Thomas Tuchel e vlerëson lartë Brojën dhe e sheh si ylli i së ardhmes./Lajmi.net/