Morata te Barcelona? Agjenti i lojtarit zbulon prapaskenat

Alvaro Morata tash e disa javë lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Barcelonës.

Sport

25/01/2022 13:25

Barcelona ishte në kërkim të një lojtari për fazën e sulmit dhe emri i Alvaro Morata përmendej më së shpeshti nëpër media.

Lidhur me këto spekulime disa komente ka dhënë edhe një pjesëtar i agjencisë që përfaqëson Moratan ligjërisht.

Marco Branca ka thënë se është e vështirë të imagjinohet transferimi i Alvaro Morata te Barcelona, në muajin janar.

“Alvaro ndihet mirë në Torino dhe ne do të shohim se çfarë ndodh me Atletico Madridin gjatë verës. Jam optimist për të ardhmen e tij (Morata) si ‘Bardhezi”, ka thënë Branca, transmeton lajmi.net.

“Nuk ka më dyshime për rrugën drejt Barcelonës”, shtoi ai.

Morata i bashkohej Juventusit në një marrëveshje huazimi nga Atletico Madrid, në vitin 2020. ‘Zonja e Vjetër’ pagoi 20 milionë euro për huazimin dy vjeçar të lojtarit dhe ka opsionin ta bëjë këtë lëvizje permanente me 35 milionë euro në fund të sezonit. /Lajmi.net/